Xhixho: Arsimi në gjendje dramatike, shkollat po boshatisen dhe mësuesit po largohen

Data

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi se sistemi arsimor në Shqipëri ndodhet në një gjendje dramatike, duke theksuar se shkollat po përballen me boshatisje të klasave dhe mungesë të stafit pedagogjik.

Në një deklaratë për mediat me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Xhixho tha se kjo ditë duhet të shërbejë jo vetëm për urime dhe mirënjohje ndaj mësuesve, por edhe për reflektim mbi gjendjen e arsimit në vend.

Sipas saj, mësuesit përballen me paga të ulëta, mungesë mbështetjeje dhe nënfinancim të sistemit arsimor.

Ajo theksoi se sipas të dhënave ndërkombëtare, mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Evropë, ndërsa një pjesë e tyre janë përballur edhe me ulje page pas ndryshimeve të fundit në vendimet qeveritare.

Xhixho u ndal edhe te financimi i arsimit, duke theksuar se Shqipëria shpenzon vetëm rreth 2.29% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë sektor.

Sipas saj, pasojat e këtyre politikave po reflektohen në rënien e numrit të nxënësve në shkolla. Ajo deklaroi se vetëm në këtë vit shkollor janë regjistruar rreth 17 mijë nxënës më pak, ndërsa në pesë vitet e fundit sistemi arsimor ka humbur mbi 115 mijë nxënës.

Xhixho shtoi se shumë shkolla po mbyllen ose po funksionojnë me klasa të boshatisura, ndërsa një numër i konsiderueshëm mësuesish po largohen nga sistemi ose nga vendi.

Ajo theksoi se mësuesit nuk kanë nevojë vetëm për duartrokitje simbolike një ditë në vit, por për politika konkrete që mbështesin dhe vlerësojnë rolin e tyre në shoqëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related