Kryetari i Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, reagoi pas refuzimit të SPAK për të pranuar një vizitë monitoruese nga ky komision. Gjatë një mbledhjeje parlamentare, Xhafaj theksoi se vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar e Kuvendit dhe nuk përbëjnë ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Sipas tij, Shqipëria si republikë parlamentare ka të drejtë kushtetuese për mbikëqyrje institucionale dhe këto vizita shërbejnë si hapësirë dialogu dhe bashkëpunimi mes pushteteve. Xhafaj theksoi se praktika të tilla janë ndjekur edhe në legjislaturat e mëparshme dhe nuk cenojnë privatësinë apo veprimtarinë hetimore.
Vizita e propozuar kishte për qëllim informimin mbi rezultatet e SPAK në luftën kundër pastrimit të parave, por Prokuroria e Posaçme e refuzoi, duke e konsideruar kërkesën si të papërshtatshme. Xhafaj u shpreh se mbikëqyrja parlamentare nuk duhet keqkuptuar si kontroll apo presion ndaj institucioneve të pavarura.
