“Brenda PS ka rivalitet, por jo luftë “/ Refuzimi i debateve me opozitën, Spiropali: Kishin shansin në Kuvend, por…

Data

Brenda listave të PS ka rivalitet, por jo luftë të egër brenda llojit”. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendi dhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali, në emisionin “Kjo Javë”. Ajo ka shtuar se PS funksionon si një ekip që pavarësisht përpjekjeve për të thithur sa më shumë individualitete, punohet që të maksimizohet vota për Partinë Socialiste

“Sistem që e ka të pashmangshëm rivalitetin brenda listave por ne ia dalë të bëjmë një fushatë që ka mbizotërues frymën e ekipit ku çdo kandidat maksimizon votën për PS. Nuk shoh luftë të egër brenda llojit por rivalitet të natyrshëm. Lëvizim në takime si një ekip ku shpalosim rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, sepse nuk janë zgjedhjet e radhës, por kanë rëndësi vendimtarë për të ardhmen e vendit dhe perspektivën e anëtarësimit. Duam që procesi të hyjë në një rrugë pa kthim dhe 11 maji do të jetë kurorëzim i përpjekjeve të shumë viteve, aspiratave të shumë brezave”,tha ajo.

Sa i përket vendimit për të mos bërë debate televizive me opozitën, edhe pse eksponentë të saj përfshirë kreun e PD Sali Berisha e kanë kërkuar në vijimësi një gjë të tillë, Spiropali u shpreh se është parë i panevojshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related