Vrau kushëririn në Gjorm, Bertil Alliaj kapet pas 5 orësh në arrati: “E vrava për një arsye të fortë”

Data

Pas 5 orësh kërkime me dron termik, policia mundi të lokalizojë dje në mëngjes autorin e dyshuar të vrasjes së Dalan Alliajt, kushëriri i tij, Bertil Alliaj, në Gjorm të Selenicës. I marrë në pyetje, 32-vjeçari i dënuar në mungesë me 35 vjet burg për masakrën e Çoles, nuk pranoi të jepte detaje, por tha se ishte një arsye shumë e fortë. “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them”, ka dëshmuar ai. Këtë përgjigje dha për hetuesit Bertil Alliaj, 32-vjeçari që dyshohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait, Dalan Alliaj, 36 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjorm të Vlorës. Arsyen e vrasjes, Bertil Alliaj, i cili bie në prangat e policisë pas vitesh në kërkim për tjetër ngjarje, refuzon ta thotë. Në pak fjalë që u tha bluve, mes kushërinjve kuptohet se ka pasur një konflikt të gjatë. ‘I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte.

Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, dëshmoi Bertil Alliaj. I riu u kap nga Policia e Vlorës pas 5 orësh në arrati dhe për ta lokalizuar, blutë përdorën një dron termik dhe pas thirrjeve u vetëdorëzua bashkë me armën e krimit, një “Beretta FS92” me 10 fishekë. Burime pranë bluve bëjnë me dije se autori i dyshuar mendohet të jetë kthyer në Gjorm në shtëpinë e tij 2 ditë para ngjarjes së rëndë. Në mbrëmje, ka thirrur kushëririn e tij që kishte shkuar po të dielën nga Levani i Fierit ku jetonte, për të sqaruar privatisht një bisedë, takim që përfundoi tragjikisht me vrasje. Bertil Alliaj dyshohet se e qëlloi për vdekje pranë banesës së tij kushëririn, për motive ende të paqarta, por që besohet për konflikt të çastit. Pas vrasjes, u arratis drejt zonës malore të Gjormit, për tu arrestuar më vonë.

Ishin familjarët e 36-vjeçarit që e gjetën të plagosur me 6 shenja plumbash, e transportuan për në spital, ku edhe humbi jetën. Viktima Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet tregtar dhe servis makinash. Në Levan, familja hapi dyert e mortit. Banorët e zonës, janë të shokuar me ngjarjen e rëndë. “E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja. Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related