Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi zhvillimet e sotme parlamentare ku pati edhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës.
Po ashtu, ai përshënderi protestën e sotme të opozitës para parlamentit, ndërsa dënoi siç tha ai “dhunën nga policia”.
Meta: Dua të përshëndetës protestën e sotme të opozitës para godinës së parlamentit dhe dënoj dhunën e narkopolicisë ndaj qytetarëve duke përdorur edhe lëndë kimike.
Nuk ka asnjë surprize, policia është vënë në shërbim të drogës dhe narkotrafikantëve ku vetë shefat janë pjesë e trafikut të drogës dhe kanë marrë pjesë në atentat mafioze.
