Vrau çiftin e të moshuarve në fshatin Dropull, ja kush është autori i krimit (Foto)

Data

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin Thoma Mastora, 69 vjeç. Mësohet se 69-vjeçari ka qenë në banesën e çiftit duke pirë kafe dhe më pas i ka vrarë duke i qëlluar me sende të forta.

Sipas uniformave blu, shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Pasi i vrau më 2 maj, Thoma Mastora u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë çiftin Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç, të vdekur në banesë.

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa në një deklaratë për mediat zbuloi detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa përjashtoi pistën e vjedhjes në banesë. Ai theksoi se dy viktimave iu konstatuan shenja dhune me sende të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

“Nga këqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan  shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat”, tha Çipa në një deklaratë për mediat.

Arsyet se çfarë çuan në konfliktin e çastit ende nuk dihen. Ndonëse policia e përjashton zyrtarisht pistën e vjedhjes, çiftit të të moshuarve iu është gjetur në banesë 5 milionë lekë të reja, ndërsa autori rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Vrau çiftin e të moshuarve në fshatin Dropull, ja kush

(Autori i vrasjes Thoma Mastora)

Sidomos pak ditë para se të ndodhte vrasja, Thoma Mastora kishte pirë disa herë kafe në banesën e çiftit Ilia. Burime thonë se ai njihet në zonë si njeri problematik, ku është bërë disa herë pjesë e konflikteve në fshatin Bodrishtë.

Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi municioni luftarak, si edhe mjeti më t cilin ka vrarë të moshuarit që është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencor.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia ka shoqëruar dhe pyetur 35 persona, ndërsa alarmi që ngriti motra e Kloeniqi Ilia zbuloi ngjarjen e rëndë. Ajo nuk kishte mundur të lidhej në telefon me të motrën dhe kishte njoftuar fqinjën, ndërsa kjo e fundit e gjeti çiftin të vdekur në banesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related