Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ kërkon masa urgjente për sigurinë në gjykata

Data

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) i ka bërë thirrje Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të marrin masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në gjykatat e vendit, pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja.

KLGJ kërkon vendosjen e prezencës së përhershme të Policisë së Shtetit në të gjitha gjykatat, me personel të trajnuar dhe plane të posaçme sigurie, si dhe rritje të mbështetjes buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës së sigurisë. Po ashtu, propozohet klasifikimi i gjykatave si institucione të rëndësisë së veçantë.

Në kërkesën e tij, KLGJ nënvizon nevojën për rishikim të kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon sigurinë në gjykata, për të përcaktuar qartë përgjegjësitë dhe burimet financiare ndërinstitucionale. Kërkohet gjithashtu rishikim i plotë i protokolleve të hyrje-daljes, përfshirë kontrollet për palët, dëshmitarët dhe të pandehurit.

Këshilli u bën thirrje institucioneve që, në bashkëpunim, të hartojnë sa më shpejt një Plan Kombëtar për Sigurinë në Gjykata, me afate konkrete zbatimi dhe mekanizma kontrolli e raportimi, duke u shprehur i gatshëm të kontribuojë me ekspertizën e tij në këtë proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related