Ditën e diel vendi do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Parashikohen vranësira të dendura në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në mbrëmje moti mbetet kryesisht i vranët.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në orët e para të ditës. Gjatë pasdites, shiu i lehtë pritet vetëm në veri dhe jug, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes reshjet përfshijnë gjithë territorin, me intensitet deri mesatar në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore.
Në Alpe dhe zonat malore të verilindjes e juglindjes priten reshje të dobëta dëbore. Era do të fryjë nga jugu dhe juglindja, me shpejtësi mesatare, ndërsa në bregdet dhe lugina pritet të jetë më e fortë. Deti me valëzim 4–6 ballë.
