Vota e diasporës përplas PD dhe PS në Kuvend/ Mziu: E-Albania, jashtë funksionit! Balla: Po kërkoni alibi për humbjen

Data

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me procesin e votimit të Diasporës. Ai theksoi se kërkesa për një pasaportë shqiptare nuk është një pengesë artificiale, por një praktikë e ndjekur në shumë vende të tjera.

Në një replikë me deputetin demokrat Xhelal Mziu, Balla ironizoi duke thënë se certifikatat nuk blihen më, si në të kaluarën, por sigurohen lehtësisht përmes e-Albania.

“Mjaftojnë dy dokumente për t’u regjistruar: një kartë identiteti ose pasaportë, edhe nëse është e skaduar, dhe një dokument që vërteton adresën. Çdo qytetar që ka një kontratë qiraje në emër të kryefamiljarit, mjafton të bashkëngjisë certifikatën familjare,” deklaroi Balla, duke shtuar se KQZ ka lehtësuar ndjeshëm procesin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related