Vota e diasporës, Kalemaj: Votimi me postë, forma më e manipulueshme

Data

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar një studio televizive, tha se forma e zgjedhur për votën e diasporën, pra votimi me postë është ajo më e manipulueshmja.

Sipas Kalemajt, Rama nuk ia ka lënë rastësisë votën e diasporës duke qenë se ai ka pasur një sekretar për diasporën që prej vitit 2013, e aq më tepër që tashmë në atë rol ka vendosur një nga eksponentët më të rëndësishëm të PS-së

“Dy janë fashat elektorale që synon Rama. Elektoratin e ri në moshë dhe elektoratin e ri në diasporë që për herë të parë mund të votojë, që mund të regjistrohet nga janari i vitit që vjen. Ka një hapësirë 2 mujore kohe.

Rama nuk ia ka lënë rastësisë këtë gjë. Ka organizuar 3 takime të mëdha në diasporë. Ka pasur një Sekretar Diaspore gjithë kësaj periudhe. Ka pasur Sekretar të Diasporës që nga 2013, por tani e ngriti një shkallë më lart, i dha drejtimin politik një prej eksponentëve më të fortë të PS-së, Taulant Ballës dhe konfirmoi Klosin dhe Gjiknurin në 3 emrat që do të jenë të sigurtë në lista për shkak të peshës politike që ata mbajnë në rang kombëtar dhe detyrat funksionale.

E parë në këtë konstekst vota e diasporës është e rëndë se presupozohej që opozita të ishte e avantazhuar tek vota e diasporës për shkak se një pjesë e mirë e atyre që janë larguar, janë larguar nga pakënaqësia. Por unë mendoj se është bërë, jo gabim, por nuk kanë parë disa elementë.

E para një herë, sa vende në botë kanë votën e diasporës. Janë diku 100 vende. Këto vende që kanë, si votohet. Ne kemi zgjedhur formën më të manipulueshme të votimit, që është votimi me postë, ndryshe nga votimi në selitë diplomatike, ndryshe me votimin elektronik. Fakti që kanë më pak se 30 e kanë këtë votimin me postë, tregon që ka problematikë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related