Skandal/ Koçiu përdor tragjedinë e 31-vjeçares që u dogj nga burri për propagandë

Data

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin të shtunën e 31 gushtit, ku Melisa Trëndafili u spërkat me benzinë dhe më pas iu vendos flaka nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, pasi ky i fundit nuk pranonte divorcin nga 31-vjeçarja.

Por duket se tragjedia e së resë është përdorur nga Ministrja e Shëndetësisë për propagandë, pasi jasht çdo etike, ka publikuar pamjet nga shtrati të 31-vjeçares, e cila shfaqet duke lënguar.

Në pamjet e publikuara në Facebook-un e ministres Koçiu në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, duket se e reja është në paln të dytë pasi më e rëndësishme është propanda dhe porosia që pamjet aspak etike të një viktime të një gjesti barbare të postohen në rrjetet sociale.

Ndërsa më tej ministrja shkruan se ishte me 31-vjeçaren dhe familjen e saj në QSUNT, ku për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor

Dhimbjet e plagëve të marra nga dora kriminale e atij që duhet të ishte mburoja e saj dhe e fëmijëve duhet të kthehen në forcë për tu bërë bashkë si një familje e për t’i thënë JO çdo forme dhune e cila duhet të ndëshkohet në formën më të rendë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related