Vota e diasporës/ Gazetarja përplaset me zyrtaren e PS: Dhe votimin do ta bëni në zyrat tuaja!?

Data

Për gazetaren Esiona Konomi, zyrat e asistencës që Partia Socialiste ka hapur në Greqi dhe Itali, duke ftuar emigrantët të regjistrohen në këto ambiente për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë në shkelje të ligjit.

Gazetarja Konomi tha në A2 CNN se ka rrezik që emigrantët të shantazhohen, kryesisht në zyrat e PS ku po bëhen regjistrime në grup dhe ekziston rreziku që edhe të votohet në grup.

Konomi kërkoi një përgjigje nga Sekretarja për Diasporës në PS, Zerina Bruci, duke e pyetur: “Zonja Bruci kush na garanton ne se kjo partia juaj, kjo partia më e organizuar se gjithë të tjerat dhe ka edhe më shumë kuota se të tjerët, nukj do ta mbaj zyrën hapur në çdo qytetet kryesor të Evropës kur të vijë zarfi me vota dhe ta plotësojë zarfin në syrin tuaj. Se fakti që ju i bëni regjistrimet në mënyrë të organizuar na krijon dyshimin e arsyeshme që ju edhe votimin mund ta bëni të tillë, duke cenuar votën dhe duke u bërë shantazh votuesve”.

Teksa Bruci u rrek të shpjegonte se PS ka bërë demo dhe trajnime, Konomi e ndali për t’i thënë: “Jo, ju nuk keni bërë demo, ju keni bërë regjistrime”.

“Ju lutem mos na gënjeni. Keni bërë regjistrime. Duhet të tregoheni e sinqertë në këtë pikë se e kanë pranuar ata që kanë qenë aty ministra që ftojmë për regjistrimi jo për t’ju mësuar apo trajnojmë. Kështu që të paktën në këtë pikë që keni bërë regjistrime duhet ta pranoni”, shtoi më tej Konomi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related