Von der Leyen: Rusia dhe Bjellorusia përgjegjëse për incidentin me dron në Lituani, kërcënim për gjithë BE-në

Data

Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër pas incidentit me dron në Lituani, duke akuzuar drejtpërdrejt Rusi dhe Bjellorusi për rrezikimin e sigurisë në krahun lindor të Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Në një reagim në platformën “X”, Von der Leyen deklaroi se kërcënimet publike të Rusisë ndaj shteteve baltike janë “plotësisht të papranueshme”, duke theksuar se çdo kërcënim ndaj një shteti anëtar përbën kërcënim për të gjithë Unionin Europian.

“Rusia dhe Bjellorusia mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për dronët që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e njerëzve në krahun tonë lindor”, shkroi ajo.

Deklarata vjen një ditë pasi autoritetet në Lituani ngritën alarmin për një dron të identifikuar në territorin bjellorus, i cili dyshohej se po lëvizte drejt hapësirës ajrore lituaneze. Incidenti shkaktoi panik dhe aktivizoi masat e emergjencës në vend.

Von der Leyen paralajmëroi se Bashkimi Europian do të reagojë “me unitet dhe forcë”, ndërsa shtoi se Brukseli do të vijojë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurisë në kufirin lindor të Unionit.

Sipas institucioneve europiane dhe NATO-s, muajt e fundit janë shtuar incidentet me dronë, ndërhyrjet elektronike dhe kërcënimet hibride në rajonin e Baltikut, në sfondin e luftës në Ukrainë dhe sulmeve ukrainase ndaj objektivave strategjike ruse.

Ky konsiderohet një nga incidentet më serioze të sigurisë në rajon që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, pasi për herë të parë alarmet ajrore çuan në strehimin e popullsisë dhe drejtuesve politikë të një vendi anëtar të NATO-s dhe BE-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related