Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar sot një takim me strukturat rinore të PL-së, ku është diskutuar për organizimin partiak në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Në fjalën e tij, Blushi ka theksuar rëndësinë që ka angazhimi i të rinjve në Partinë e Lirisë. Ai tha se rinia ka rëndësi për organizimin e partisë, por edhe luan rol vendimtar në shkundjen që mund t’ia japë vendin. Blushi prezantoi edhe prioritetet e Partisë së Lirisë, duke dhënë edhe detaje të rëndësishme.
“Faleminderit Ioana, faleminderit Lazarin, faleminderit Anisa, që je një shembull I shkëlqyer I kKëshilltarëve të rinj të Partisë së Lirisë, jo vetëm në Bashkinë e Durrsit, porn ë të gjithë vendin.
Faleminderit Dea, Dajena dhe të gjithë ju drejtues të mrekullueshëm të Forumit tonë Rinor të Lëvizjes Rinore për Integrim, sepse falë jush por jo vetëm, Partia e Lirisë është Partia e Rinisë.
Së pari, më lejoni që ta fillojmë këtë takim së bashku me një përshëndetje të përzemërt për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, liderin politik jashtëzakonisht më të përkushtuar, më mbështetës, padiskutim promovuesin më të madh të vlerave dhe të rinisë shqiptare dhe një nga kontribuesit më të vendosur politikisht dhe institucionalisht kundër shpopullimit të vendit si dhe për mbrojtjen e të gjitha kauzave në shërbim të rinisë dhe të ardhmes europiane të vendit.
Sot jemi mbledhur këtu të gjithë dhe ju në vecanti, si drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Rinore për Integrim, për të theksuar domosdoshmërinë e shkundjes së strukturës tonë rinore, për rivitalizimin e LRI- së, jo vetëm në Tiranë, porn ë të gjithë vendin, si dhe për nevojën e intensifikimit dhe shumëfishimisht të aksionit tonë të përbashkët opozitar, në kushtet e një agresioni të paprecedentë ndaj Partisë së Lirisë që sot është në luftë frontale me Narkoregjimin e Edi Ramës, armikun më të madh të të rinjve dhe të të rejave të vendit, si dhe të gjithë shqiptarëve.
Ndaj është koha që të vrapojmë shumë më shpejt dhe shumë më shpejt të riorganizojmë më fort se kurrë strukturat tona rinore kudo, në gjimnaze, në universitete, në çdo lagje,në cdo qytet dhe fshat të Shqipërisë dhe të nisim pa vonesë takimet tona derë më derë, në çdo njësi të Tiranës, në cdo qytet dhe fshat të vendit, për të prezantuar 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus si dhe për të ndezur më fort se kurrë motorët e fitores dhe të uraganit të pandalshëm të fitores tonë dhe të gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, fitore e cila do të jetë e padiskutuar.
Për këtë kërkohet nga ne të intensifikojmë aksionin tonë me një shpërthim të jashtëzakonshëm dhe sidomos edhe në rrjetet sociale, në kushtet kur ndodhemi përballë një censure të përbindshme nga ky regjim dhe që për fat të keq ka kapur edhe shumicën e mediave me paratë që paguhen nga mafia e inceneratorëve.
