Uroj që të integroheni sa më shpejt në BE, e meritoni”- Ministri i Jashtëm i Ukrainës flet shqip në konferencën me homogun Hasani! Kuleba: Shpresoj të mos bëj gabim…

Data

Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës.

Shqipëria dhe Ukraina janë vende europiane ramë dakord të vazhdojmë bashkërendimin, I uroj Shqipërisë një integrim sa më të shpejtë në BE, që vendi juaj e meriton dhe me kaq shmë të drejtë. Shqipëria është partnere e rëndësishme si partnere si anëtare e NATO. Ndaj kemi diskutuar përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Igli Hasani për të bashkërenduar e ndihmuar në këto përgatitje për këtë mbledhje të rëndësishme. Pritshmëritë tona janë që mes të tjerave një prej rezultateve të Samitit të Uashington do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund do ta bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurtë por do të rrisë edhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Vlerësojmë bashkëpunimin tonë me vlerë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, tha Kuleba.

Faleminderit shumë të dashuar miq”, tha ai në mbyllje të fjalës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related