Shpërthimi në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kurti: Ka persona të arrestuar dhe prova material

Data

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar sot në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku ka vizituar vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e Ibër–Lepencit.

Duke folur për mediat, Kurti tha se Policia ka zhvilluar kontrolle në banesa dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale. Kreu i qeverisë deklaroi se personat përgjegjës do të përballen me fuqinë e ligjit të Republikës së Kosovës.

Teksa falenderoi të gjithë policiët, inxhinierët dhe ekspertët, Kurti ka treguar gjithashtu se është arritur sanim i pjesshëm i dëmtimit të kanalit.

“Kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin. Jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve të ujit të kanalit, që e bën edhe ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë. Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, tha Kurti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related