Vizita e Elisa Spiropali në Kosova Pritet në Presidencë nga Vjosa Osmani

Data

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë.

Më herët, ajo zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, pas të cilit palët dolën në një deklaratë për media.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Spiropali pritet të zhvillojë takime të veçanta me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në axhendë janë gjithashtu takime me drejtues të partive kryesore parlamentare, përfshirë Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Takimet fokusohen në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, riaktivizimin e mekanizmave institucionalë dhe përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Në diskutime pritet të jenë edhe projekte strategjike si hekurudha Durrës–Prishtinë, zhvillimi i infrastrukturës dhe bashkëpunimi energjetik, si dhe koordinimi për çështje rajonale dhe angazhimi me diasporën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related