Viola Haxhiademi paraqitet në SPAK për dosjen “Balluku”: vijojnë hetimet për tenderat ndaj Belinda Balluku

Data

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Sipas burimeve, ajo është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e njohur si “Balluku”. Pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje, Haxhiademi është larguar nga ambientet e institucionit pa dhënë deklarata për mediat.

Kjo nuk është hera e parë që ish-zyrtarja paraqitet në SPAK, pasi ajo është pyetur edhe më herët për të njëjtën çështje.

Dosja në fjalë ka në qendër ish-zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila dyshohet për abuzime me tenderat publikë.

Hetimet nga SPAK vijojnë, ndërsa paraqitja e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në prokurori konsiderohet pjesë e procesit të mbledhjes së provave dhe sqarimit të rrethanave të çështjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related