Një kthesë historike politike është shënuar në Hungaria, ku kryeministri Viktor Orbán ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare, pas 16 vitesh në pushtet.
Në një deklaratë publike, Orbán u shpreh se “rezultatet janë të qarta” dhe e cilësoi humbjen si të dhimbshme për të dhe mbështetësit e tij. Ai konfirmoi gjithashtu se ka uruar për fitoren kundërshtarin e tij politik, liderin e opozitës Péter Magyar.
Ky zhvillim shënon fundin e një epoke të gjatë qeverisjeje në Hungari, gjatë së cilës Orbán dhe partia e tij Fidesz dominuan skenën politike dhe institucionet shtetërore.
Fitorja e opozitës pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në drejtimin politik të vendit, si në planin e brendshëm ashtu edhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.
Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet një moment kyç për të ardhmen e Hungarisë dhe për balancat politike në Evropë.
