VIDEO/ Nga 20 deri deri në 500 mijë lekë të vjetra, mes pesë shoferëve të arrestuar edhe një shtetase me makinë luksoze dhe veshje “Gucci” Feb 6, 2024 | 9:42

Data

Policia rrugore kanë vënë në pranga 48 orët e fundit, pesë drejtues automjetesh në kryeqytet të cilët tentuan të korruptojnë efektivët pasi u kapën në shkelje.

Një prej të arrestuarve në flagrancë është edhe një shtetase,  e cila pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor tentoi t’i japë ryshfet efektivëve.

Në moment, ajo është nxjerrë nga makina e saj luksoze dhe i janë vënë prangat.

Një tjetër drejtues mjeti i kapur në shkelje, ka tentuar t’i japë efektivit të policisë plot 500 mijë lekë të vjetra.

Njoftimi:

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.

Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related