Një 65-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, pasditen e sotme (10 shkurt) në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Arma me të cilën është vetvrarë 65-vjeçari
Sipas informacioneve të para nga policia, raportohet se 65-vjeçari me iniciale N. A., në momentin e krimit ka qenë i vetëm në një nga dhomat e banesës së tij.
Ai është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij, e cila pasi ka dëgjuar krismat e armës ka shkuar në vendngjarje.
Mësohet se viktima jetonte vetëm me bashkëshorten, e cila më pas ka lajmëruar menjëherë policinë.
Blutë ndërkohë ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 10.02.2024, rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi N. A., rreth 65 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
