“Vetëm një lingotë ari i vlen 15.4 milionë euro”/ Gazetarja zbulon pasurinë ‘e frikshme’ të vëllezërve Çopja

Data

Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar pasurinë e frikshme të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Daci tha në emisionin e Erla Mëhillit se Çopjat vetëm një lingotë ari i vlen 15.4 milionë euro. Ajo u shpreh se vëllezërit nga Elbasani janë shumë të fuqishëm ekonomikisht dhe kanë shumë pasuri.

“Janë 3 vëllezër, një i dënuar nga Britania e madhe dhe po vuan dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë. Franc Çopja është ekstraduar më herët nga Dubai në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe për shkak të trafikut të drogës.

Hajdar Çopja dihej që ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai, por mendohej se ishte një personazh që dyshohej se ishte në Shqipëri dhe prokuroria dyshon se dikush e ka shitur, që do kryhej një operacion për të goditur grupin e fundit në qytetin e Elbasanit që kishte mbetur pa u goditur.

Është ky grup që përfshihet në disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në 2019-2020. Është një grup shumë i fuqishëm që vetëm një lingotë ari vlen 15.4 milionë euro, nuk flas dot për pasuri të tjera, janë shuma shumë të frikshme. Ekonomikisht janë shumë të fuqishëm dhe po përplasej fuqishëm me grupin e “Tarzanit”. Përplasja mes tyre ka nisur për një sasi 50 kg kokainë të vjedhur në Britaninë e Madhe e ka pasur 13 të vrarë në Shqipëri e jashtë”, deklaroi gazetarja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related