“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, fitore për…”/ Tabaku apel qeverisë: Të rimbursojë paratë e marra padrejtësisht

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një videoje në rrjetet sociale ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për taksimin e profesionistëve të lirë.

Tabaku thotë se përderisa Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar ligjin antikushtetues, qeveria duhet t’ua ktheje paratë e marra padrejtësisht.

Ajo theksoi se këto para u takojnë ligjërisht profesionistëve dhe u bëri thirrje autoriteteve që të mos e banalizojnë më tej këtë çështje.
“Gjykata Kushtetuese e vulosi çështjen e profesioneve të lira duke marrë kërkesën e Ministrisë së Financave dhe duke mos e trajtuar fare. Këto diskutimet e Qeverisë shqiptare pa pikë serioziteti, më the, të thashë, do ja çojmë Gjykatës Kushtetuese për ta trajtuar sikur të jetë Gjykata Kushtetuese një drejtori varësie juridike e Ministrisë së Financave morën fund.

Tashmë kemi një vendim të qartë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur që taksa e profesioneve të lira është antikushtetuese dhe e pandershme.
Ministria e Financave duhet thjesht të ketë vullnetin politik që ta zbatojë atë. Nuk dinë sesi ta bëjnë? Kemi dorëzuar një propozim ligjor që merr parasysh që çdo profesionist i lirë i cili ka paguar tatimin që tashmë nuk është më në fuqi, duhet patjetër që të jetë një rimbursim.

Nëqoftëse kanë vullnetin politik për ta bërë, atëherë ta bëjnë. Të mos e banalizojnë më shumë këtë çështje, të mos e kthejmë shtetin edhe në një shtet qesharak që nuk është i aftë të kuptojë dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e jo më ta zbatojë atë.

Sot të gjithë shqiptarët e dinë se taksa e profesioneve të lira ishte antikushtetuese dhe e padrejtë. Ishte një betejë që ne të gjithë bashkë e fituam, tashmë duhet që ta çojmë këtë betejë deri në fund duke rimbursuar çdo para që është paguar nga këto profesionistë të lirë”, tha Tabaku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related