“Veliajt t’i ishte bllokuar pasaporta”, Genc Burimi reagon ashpër: Ja pse SPAK dhe Rama po veprojnë ndryshe nga Berisha

Data

Analisti Genc Burimi komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri në lidhje me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me këto akuza.

Burimi u shpreh se SPAK është treguar jokoherent me rastin Veliaj, duke u nisur nga nga precedenti i rastit Berisha por edhe në rastin Ahmetaj, gjëja më e pakta duhet të ishte bllokimi i pasaportës

Gjithashtu gazetari u ndal edhe te deklaratat e Ramës për rastin Veliaj, duke e quajtur moskoherencë, që sipas tij një person është i pafajshëm për aq kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë.

“SPAK totalisht komplet në jokoherencë. Duke u nisur nga precedenti i rastit Berisha por edhe në rastin Ahmetaj, gjëja më e pakta duhet të ishte bllokimi i pasaportës. Pastaj mund të ishte arresti i shtëpisë, duke u kapur te jurispudenca e krijuar nga kjo drejtësi, Malltezi, Berisha, Meta apo edhe Beleri.

Mësohet se SPAK e paska bërë një kërkesë për masë sigurie por nuk është pranuar nga gjykata. Moskoherenca e dytë është te kryeministri, te një intervistë ulëritëse, surrealiste që ka dhënë te Zëri i Amerikës, jo vetëm për nga toni i agresiviteti ndaj kolegëve tanë te VOA, por edhe nga diskursi i ri që po na shet tani Edi Rama, që paska rënë në hall të madh me partinë dhe elektoratin e partisë së tij. Rama thotë që unë nuk i komentoi veprimet e gjyqësorit.

Unë thotë Rama, duke e mbajtur në konflikt Veliajn, gjykoj që një person është i pafajshëm për aq kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë.

Ky është problemi. Por këta pa asnjë vendim drejtësie shkuan dhe e atakuan Berishën si një ‘njeri të vdekur’ kur u shpall ‘non grata’ amerikane. Lexohet kushtetuta, një person i padënuar me gjyq s’mund të jetë i fajshëm. Si kjo vleka për Veliajn dhe nuk vleka për zotin Berisha, të cilin e syrgjynosi, e baltosi dhe e kriminalizoi pa një vendim drejtësie”, tha Burimi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related