Thashethemi se sulmet kundër prokurorëve të SPAK nuk janë shkruar nga vetë Erion Veliaj u konfirmuan me daljen e përgjimeve nga qelia e burgut, ku Erion Veliaj i kërkonte të vëllait që të fliste me “redaktorin” e ti kërkonte urtësim, apo në fragmentin kur i kërkon “Arditit” që të bëjë të njëjtën gjë. Dukshëm nga ai fragment, të cilin Dosja.al po e risjell sot të plotë kuptohet qartësisht se aksesi i Veliajt në Facebook, ka qenë zero.
Fragmenti i përgjuar mes Veliajt dhe Arditit:
Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ?mikeshës? i ka thënë që t’i tregojë ?lalit? që të mendojë sikur është në Big Brother.
