Erion Veliaj ka kërkuar që gjyqi i tij ndaj Ols Dado të zhvillohet me seancë publike.
Gjatë paraqitjes në Gjykata Administrative, Veliaj deklaroi se transparenca është në interes të publikut dhe të procesit gjyqësor.
“Është në interesin maksimal që çdo gjë të jetë transparente ndaj e kam kërkuar”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranë.
Megjithatë, kërkesa e tij është kundërshtuar nga mbrojtja ligjore e Dados, si edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Veliaj ka paditur Ols Dadon duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008. Çështja pritet të vijojë me shqyrtimin e argumenteve të palëve në seancat e ardhshme gjyqësore.
