Gjermani/ 60% e qytetarëve pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, rregullat e reja hyjnë në fuqi nga 10 dhjetori

Data

Më shumë se gjysma e qytetarëve gjermanë mbështesin ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16 vjeç, sipas një sondazhi të realizuar nga instituti Insa për gazetën me tirazh të lartë “Bild”.

Sipas rezultateve të sondazhit, 60% e të anketuarve shprehën mbështetje për një ndalim të tillë, ndërsa 24% u deklaruan kundër. Ndërkohë, 10% thanë se nuk kanë interes për këtë çështje, ndërsa 6% ose nuk u përgjigjën ose u shprehën të pasigurt.

Sondazhi vjen në një kohë kur debati mbi ndikimin e rrjeteve sociale te të rinjtë është intensifikuar në nivel ndërkombëtar, veçanërisht pas vendimeve të fundit të ndërmarra nga disa shtete.

Që prej 10 dhjetorit, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja që ndalojnë fëmijët dhe adoleshentët nën 16 vjeç të krijojnë ose të përdorin llogari në platformat kryesore të mediave sociale, përfshirë Instagram, TikTok, Snapchat, Facebook, YouTube, X (ish-Twitter), Reddit dhe Twitch.

Ky legjislacion, i cili u miratua në fund të vitit 2024, synon të mbrojë të miturit nga rreziqet që lidhen me varësinë digjitale, bullizmin online dhe përmbajtjet e papërshtatshme.

Vendimi është konsideruar i diskutueshëm, por mbështetja e gjerë publike tregon një shqetësim në rritje për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related