United barazon me Galatasaray, ndeshje dramatike dhe tensione për kualifikim

Data

Manchester United barazoi 3-3 me Galatasaray në ndeshjen e Champions League, një takim dramatik ku skuadra e Ten Hag ishte në avantazh për një pjesë të madhe të lojës. Garnacho dhe Fernandes shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, ndërsa Ziyech ngushtoi diferencën. Në pjesën e dytë, McTominay riktheu avantazhin me dy gola, por sërish Ziyech ngushtoi në 2-3. Akturkoglu pastaj barazoi rezultatin.

Asnjë nga skuadrat nuk u kënaq me rezultatin, sidomos Manchester United. Me një ndeshje për t’u luajtur ende, United do të përballet me Bayern Munchen në Old Trafford, ndërsa Galatasaray do të udhëtojë në Danimarkë për të ndeshur me Copernhagen.
Në momentin aktual, United është i fundit në grup me 4 pikë, ndërsa Galatasaray ka një pikë më shumë. Sfidat e fundit do të vendosin skuadrën që do të kualifikohet mes Manchester United, Galatasaray dhe Copenhagen. Në anën tjetër, Bayern Munchen ka siguruar kualifikimin pasi ka regjistruar vetëm fitore.

Artikulli paraprak
Rudina Magjistari: Kjo e stadiumit e di pse tërhoqi vëmendje, se u duk sikur ishte mbyllur çështja e stadiumeve në Shqipëri, të paktën në Tiranë, me ndërtimin e “Air Albania”, i cili është një stadium pa diskutim shumë i bukur, por ju thatë i vogël në vende dhe… Fidel Ylli: Qeveria do të bëjë këtë vit dhe 3 stadiume të tjera. 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Korçë, që do jenë stadiume të reja. Rudina Magjistari: Për qytetet e tjera, për Tiranën? Fidel Ylli: Tirana ka në plan stadiumin Dinamo, “Selman Stërmasi”, që do prishet dhe do rindërtohet nga e para. Ka në plan, për të bërë Bashkia e Tiranës gjithmonë, “Pallatin e Sportit” që është një hambar i kohës së Italisë dhe aty stërviten ekipet, që është një skandal. Akull, ftohtë, pa banjë, pa dush është një tmerr i vërtetë. Kurse kjo nuk ka të bëjë me stadiumin. Ne po bëjmë një qytet olimpik, më të madhin në botë. Që do të thotë… Rudina Magjistari: Sa ambicioz paskemi qenë ne shqiptarët. E kemi garën me të gjithë. Fidel Ylli: Unë i kam parë Rudina, të gjitha qendrat olimpike duke filluar nga Sydney, nga Atlanta, nga Brazili, nga Londra, nga Gjermania, nga Greqia, nga Roma, nga të gjitha. Qendër si kjo nuk do të ketë në të gjithë botën. Rudina Magjistari: Projekti është gati? Fidel Ylli: Projekti edhe dy javë mbaron. Është gati, prandaj nuk e kam nxjerrë. Por nuk do ketë vetëm 1 stadium për futbollin, 40 mijë e pak, do shtojmë 1 karrige më shumë se stadiumi i Torinos së Juventusit. Rudina Magjistari: Dhe do kthehemi vendi i parë, me stadiumin më të madh në botë. Fidel Ylli: Jo nuk do të jetë më i madhi në botë, por për Shqipërinë do të jetë një stadium fantastik, i bukur që ne pretendojmë jo vetëm të bëjmë futboll aty, por të bëjmë edhe hapjen e ekipeve sportive, të bëjmë edhe koncerte, të bëjmë edhe ndeshje boksi, po të bëjmë edhe një ndeshje Champions League këtu. Siç u bë Conference League. Rudina Magjistari: Një nga gjërat, që besoj unë është e rëndësishme në këtë rast, është fakti që stadiumi do të zhvendoset në periferi, një stadium i madh. Fidel Ylli: Sigurisht. Rudina Magjistari: Sepse në qendër ajo që ndodh në mes të Tiranës është që, sa herë ka një ngjarje sportive, bllokohet Tirana dhe është diçka që e ndiejnë të gjithë qytetarët. I penalizon qytetarët në mënyrë të padrejtë, le të themi, nuk ka pse të ndodhë kështu. Kështu që shumë mirë që stadiumi i rëndësishëm të jetë edhe në periferi. Fidel Ylli: Por thashë, nuk është një stadium. Është një stadium olimpik, jo vetëm për futboll. Se këta kanë bërë një gafë, e kanë lënë kryeqytetin me stadium futbolli pa pistë atletike. Jemi të vetmit në kryeqytet në botë që nuk kemi një stadium me pistë atletike dhe unë kam bërë debat.
Artikulli tjetër

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related