Ulsi Manja ngatërron qarkun gjatë seancës maratonë në Kuvend, deputetët shpërthejnë në të qeshura

Data

Seanca maratonë e Kuvendit, që zgjati deri pas mesnate, duket se ka sjellë edhe momente humori në sallën plenare.

Gjatë një ndërhyrjeje për procedurë, ministri dhe deputeti socialist Ulsi Manja ngatërroi qarkun që përfaqëson në Parlament.

“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, si deputet i qarkut Fier… ndjesë, si deputet i qarkut Lezhë…”, tha Manja nga foltorja.

Gabimi shkaktoi të qeshura mes deputetëve në sallë, ndërsa Manja korrigjoi menjëherë deklaratën e tij.

Momenti ndodhi pak pas mesnatës, në fund të një seance të gjatë parlamentare ku u diskutuan dhe votuan disa projektligje dhe akte normative.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related