Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon të kritikojë reagimin e pamjaftueshëm të botës ndaj sulmeve ruse.
“Presioni ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm dhe sulmet e përditshme ruse në Ukrainë e dëshmojnë këtë”, tha presidenti ukrainas.
“Numri i sulmeve ajrore po rritet. Kjo është mënyra se si Rusia zbulon synimet e saj të vërteta – të vazhdojë terrorin për aq kohë sa e lejon bota”, shtoi Zelensky
