“U shkel ligji ndërkombëtar”/ Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

Data

Ministria e Jashtme e Kinës i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e cilësuar arrestimin e tij si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë zyrtare, Pekini tha se po e ndjek nga afër situatën në Venezuelë dhe se operacioni ushtarak amerikan për kapjen e Maduros përbën shkelje të sovranitetit shtetëror dhe normave themelore të së drejtës ndërkombëtare.

“Kina kundërshton fuqishëm çdo ndërhyrje të jashtme në punët e brendshme të një shteti sovran dhe çdo veprim që shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme kineze.

Autoritetet kineze theksuan se Kina mban marrëdhënie të vazhdueshme komunikimi dhe bashkëpunimi pozitiv me qeverinë e Venezuelës dhe se mbështet zgjidhjen paqësore të krizave përmes dialogut dhe mjeteve diplomatike.

Deklarata e Pekinit vjen në një moment tensionesh të shtuara ndërkombëtare, pas arrestimit të presidentit venezuelian nga autoritetet amerikane, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta nga disa shtete dhe ka hapur debate të reja mbi kufijtë e ndërhyrjes ndërkombëtare dhe respektimin e sovranitetit kombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related