Këshilli i Lartë i Prokurorisë i mbledhur jashtë radhe sot vendosi caktimin e përkohshëm Edina Kurtit, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë Berat.
Kjo vendimmarrje erdhi pas shkarkimit nga KPK-ja të ish-drejtuesit Dritan Gripshi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi dy ditë më parë shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi pasi e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë.
Gripshi i pranishëm në seancë pretendoi proces të padrejtë.
