Një varkë që po transportonte emigrantë drejt ishullit grek, Kios është fundosur të enjten në mbrëmje. Fatkeqësisht nga fundosja e varkës kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
Ngjarja ndodhi në veri të qytetit të Kiosit rreth orës 22:30 të mbrëmjes të së enjtes. Në varkë po transportoheshin 29 persona. Goditja me shkëmbinjtë solli fundosjen e varkës.
Rojet bregdetare që ndodheshin në vendngjarje gjetën dy gra pa ndjenja, dhe vdekja e tyre u konfirmua në spitalin ku u transferuan.
Një burrë po trajtohet në kujdesin intensiv dhe pesë persona të tjerë në spitalin e Kiosit. Një grua i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi kishte pësuar gjakderdhje të brendshme nga goditjet në shkëmbinj.
