Ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.
Mësohet se ai ka qenë në një seancë gjyqësore mesditën e sotem në Gjykatën e Apelit, aty ku nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot të mbijetojë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të avokati Gjovalin Ulndreaj e ka bërë me dije Gjykata e Apelit përmes një komunikate për shtyp, ku iu shpreh ngushllime dhe familjarëve të Ulndreajt.
Njoftimi:
“Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.
