U la i lirë nga GJKKO/ Berisha mesazh ‘aleatit’ të tij nga selia blu, ja çfarë i kërkoi kreu i PD-së kryeministrit Rama

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të krijojë qeverinë tenike.

“Krijo qeveri teknike mos e zvarrit kot”, u shpreh Sali Berisha, në deklaratën e parë nga selia e PD-së pasi GJKKO e la të lirë duke revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Sali Berisha: Kam edhe një fjalë për Edi Ramën, krijo qeveri teknike mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd. Se vetë Zoti e ka thënë që të kthehem unë, pastroni shtëpinë tonë, Dhe unë do ta pastroj Shqipërinë. Krijo qeverinë teknike sepse mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra, djem e vajza, do të kenë liderin e tyre me vete, piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq.

Do përgjigjesh si puçist për puçin e shtetit që i bëre opozitës, do të përgjigjesh për 1 vit që le kryetarin e saj në izolim, do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD-së. Krijo qeveri teknike! Do të shkojmë në zgjedhje të lira. Pse ke frikë nga vota e shqiptarëve?

I them çdo shqiptari sot ishte një fitore, por kemi shumë punë për të triumfuar përfundimisht. Ftoj të na bashkohen të gjithë. Boll keni vuajtur nga qeveria e Edi Ramës. Shqipërinë do ta shpëtojmë së bashku.

Kreu i PD-së theksoi se me vendimin për lirimin e tij u shtrua rruga që Partia Denokratike të vijë në pushtet. Ai theksoi se u përpoq të asgjësohej politikisht Sali Berisha, por shtoi se “ne ia dolëm, i fituam betejat”.

Sali Berisha: U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën, Nuk ka shumë opozita në planet që ti mbijetojnë një sulmi të tillë, por ne ia dolëm. Hap pas hapi ne fituam betejat dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë. Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë, tashmë e kemi shtruar rrugën që do të sjellë opozitën dhe PD në pushtet. Në përçanë, ne u bashkuam, të gjithë deputetët sot janë bashkë. Na vodhën flamurin, ne e fituam, na e izoluam por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare.

Mashtruan se Sali Berisha është i korruptuar, por u zbulua pas 3 vitesh se u arrestua se mbrojti interesin kombëtar. Provë e vetme që gjetën ishin bamësitë e vajzës sime për familjet me aftësi ndryshe. U përpoqën të blejnë heshtjen e Sali Berishës, por u bënë qesharakë, por a blihet heshtja e Berishës, kurrë. Shqipëria duhet të jetë vendi i shpresës, duhet të jetë kombi i shpresës dhe jo i krimit. Kjo fitore s’ka rëndësi vetëm për ne, kjo arritje do u shpërbejë brezave kur ne të mos jemi ne.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related