U kap e armatosur në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Data

Një 35-vjeçare është arrestuar nga Policia e Mirditës pasi u kap duke qarkulluar me automjet, e armatosur me armë zjarri pistoletë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Kryqëzimi”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara se një shtetase po lëvizte e armatosur.

Operacioni u finalizua në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në drejtim të hyrjes për qytetin e Rrëshenit, ku policia ndaloi për kontroll një automjet tip “Golf”. Gjatë kontrollit, në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, e dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Armët, municioni dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related