U aludua se i dhanë fund, ja detaji nga ditëlindja e Luana Vjollcës që ngre dyshimet për lidhjen e saj me Krenar Çoçajn

Data

Ndarja e Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura këtë verë në showbizin shqiptar, duke shënuar fundin e një romance që zgjati plot tetë vjet. . Pavarësisht kësaj, Luana duket se po e përballon mirë këtë periudhë të vështirë. Në jug të vendit, e rrethuar nga miq të ngushtë dhe njerëzit e saj më të dashur, ajo festoi 33-vjetorin e lindjes me një atmosferë të zjarrtë.

Megjithatë, ajo që neve na tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e një të ftuare të veçantë: motra e Krenar Çoçajt. E ftuara jo vetëm që mori pjesë në festë, por gjithashtu postoi foto me Luanën, që u ripostua nga vetë moderatorja, duke shkaktuar spekulime në rrjet. A është ky një sinjal për një rikthim të mundshëm mes Luanës dhe Krenarit, apo thjesht një tregues i raporteve të mira që ajo ka ruajtur me familjen e tij, pavarësisht ndarjes?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related