Disa organizata jo-qeveritare shqiptare, të lidhura ngushtë me Fondacionin Soros ose të mbështetura financiarisht prej tij për vite me radhë, janë pjesë e përfituesve të një fondi prej mbi 1 milionë euro të shpërndarë së fundmi nga qeveria e Edi Ramës.
Në Korrik të këtij viti, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, një strukturë në varësi direkte të kreut të qeverisë, ka miratuar Vendimin për miratimin e projekt-propozimeve dhe shumat e financimit me grant për secilin nga fituesit.
Thuajse gjysma e fondit të akorduar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile , rreth 450 mijë euro, është shpërndarë gjatë tre javëve të para të muajit Gusht 2025, sipas të dhënave të përpunuara nga portali i specializuar për transaksionet e Thesarit të Shtetit, “spending.data”.
