Turizmi i “suksesshëm” i Kumbaros mashtrim shifrash, Ministria e Turizmit asnjë statistikë reale mbi akomodimin e…

Data

Propaganda e qeverisë Rama mbi sukseset e jashtëzakonshme të turizmit janë një fiasko demagogjike që nuk lidhje me realitetin në terren. Turizmi shqiptar është duke u zhvilluar spontanisht pa mbështetjen e shtetit shqiptar, pasi ministria e Turizmit është një dikaster që është tërësisht jashtë funksionit. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e ka kthyer institucionin që ajo drejton si biznes çadrash dhe plazhesh, ku nga duart e saj lëshohen licenca mbi bazë bakshishesh. Asnjë politikë zyrtare për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, veç një propagande bajate dhe pa produkt.

Ministrja e Turizmit, Kumbaro nuk është në gjendje të informojë Kryeministrin e saj se kush është numrin real i turistëve shqiptarë, vizitorëve, diasporës apo dhe udhëtarëve tranzit që përbëjnë shifrat që lançon ajo në publik. Sipas lapsit të ministres të gjithë që hyjnë në Shqipëri janë turistë duke hedhur shifra fiktive pa një studim normal.  Në deklaratat e Kumbaros jepet një shifër bruto  për vitin 2024 me 11.7 milionë turistë, si sukses i jashtëzakonshëm ndërkohë që zonja në fjalë, nuk ka asnjë shifër reale sesa turistë janë akomoduar në hotele këtë vit. Kumbaro vërtet ka deklaruar  se 11.7 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në 2024 por nuk është në gjendje të  thotë se mes tyre përfshihen tre kategori vizitorësh që nuk duhen llogaritur si turistë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related