Presidenti Donald Trump tha ditën e sotme se “Shumë njerëz po thonë: ndoshta na pëlqen një diktator”, duke komentuar mbi reformat e reja që ka nxjerrë përmes urdhrave ekzekutivë për forcimin e sigurisë në Washington, D.C. Megjithatë, ai e hodhi menjëherë poshtë këtë ide: “Unë nuk pëlqej një diktator. Unë nuk jam një i tillë. Jam një njeri me sens të shëndoshë.”
Këto komente erdhën pas njoftimeve për krijimin e njësi speciale të Gardës Kombëtare të autorizuara të ndërhyjnë në mënyrë më të fuqishme ndaj trazirave civile dhe të sistemohet veprimi i Prokurorës, për të zëvendësuar urdhërat lokalë në rast se ndërhyrjet federale janë të nevojshme. Trump iu drejtua Kongresit, duke thënë se dëshiron që masat të legjitimohen dhe të bëhen ligj — “Mendoj se kështu do të veprojmë,” shtoi ai.
Ndërkohë, liderë dhe analistë kritikuan autoritarizmin e mundshëm që mund të sjellin këto veprime. Tetë ditë me parë, një sondazh i PRRI (Public Religion Research Institute) zbuloi se mbi 52% e amerikanëve e shohin Trump-in si një “diktator të rrezikshëm”, çka shkaktoi shqetësim për drejtimin që po merr demokracia në vend
