Trump pritet të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara, Turqia konfirmon angazhimin e SHBA-së ndaj Aleancës

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO, i cili është planifikuar të zhvillohet në Ankara më 7 dhe 8 korrik.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, gjatë një interviste për Bloomberg TV në kuadër të një vizite zyrtare në Singapore.

“Për aq sa dimë, po, ai planifikon të marrë pjesë”, deklaroi Fidan, duke iu referuar pranisë së Trump në takimin e nivelit të lartë të aleancës ushtarake.

Kryediplomati turk theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj NATO-s, pavarësisht debateve dhe deklaratave politike të kohëve të fundit mbi rolin e Uashingtonit në aleancë.

Sipas tij, nuk ka sinjale konkrete që SHBA-ja synon të reduktojë angazhimin e saj në NATO. Përkundrazi, administrata amerikane po vazhdon të kërkojë nga partnerët europianë rritjen e investimeve në mbrojtje dhe marrjen e një përgjegjësie më të madhe për sigurinë kolektive.

“Evropianët e kanë marrë mesazhin dhe tashmë kanë ndërmarrë hapa për të rritur buxhetet e mbrojtjes brenda NATO-s”, u shpreh Fidan.

Samiti i korrikut pritet të fokusohet te siguria euroatlantike, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të aleancës dhe sfidat gjeopolitike që lidhen me konfliktet aktuale dhe kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related