Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt, vendimin final e marr unë

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se konflikti me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt, duke theksuar se vendimi për përfundimin e luftës do të jetë në dorën e tij.

Në një intervistë telefonike për median Axios, Trump u shpreh se operacionet ushtarake po zhvillohen sipas planit dhe se forcat amerikane kanë arritur rezultate më të mëdha sesa ishte parashikuar fillimisht.

“Sa herë që dua të mbarojë, do të mbarojë. Lufta po shkon shkëlqyeshëm. Jemi shumë përpara afatit. Kemi shkaktuar më shumë dëme sesa mendonim të ishte e mundur”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi se nuk ka mbetur shumë për t’u goditur në Iran, por nuk dha një afat të saktë për përfundimin e konfliktit, duke sqaruar se kjo nuk pritet të ndodhë brenda kësaj jave.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani ndërmerr veprime të reja armiqësore ose përpiqet të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, sulmet amerikane mund të intensifikohen ndjeshëm.

Ndërkohë, zyrtarët iranianë kanë reaguar duke deklaruar se janë ata që do të vendosin kur dhe si do të përfundojë konflikti.

Tensionet në rajon kanë shkaktuar gjithashtu luhatje të forta në tregjet ndërkombëtare të energjisë, ndërsa administrata amerikane ka kërkuar nga Izraeli të shmangë goditjet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane për të ruajtur mundësinë e bashkëpunimit ekonomik pas përfundimit të luftës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related