“Trump konfirmon vdekjen e ushtares së Gardës Kombëtare, paralajmëron ndalimin e emigracionit nga vendet e Botës së Tretë”

Data

Pas ngjarjes së rëndë pranë Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë me dije se një nga dy anëtarët e Gardës Kombëtare, që u qëlluan nga një afgan ka vdekur.

“Sarah Beckstrom nga Virxhinia Perëndimore, një nga rojet për të cilat po flasim, një person shumë i respektuar, e re, e mrekullueshme… Ajo sapo ka ndërruar jetë. Nuk është më me ne”, tha Trump.

Ndërsa anëtari tjetër që u plagos 24-vjeçari Andreë Ëolfe po lufton për jetën. Pas këtij lajmi kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se do të ndalojë emigrimin nga të gjitha vendet e botës së tretë në SHBA.

“Do të ndaloj emigrimin nga vendet e Botës së Tretë për t’i dhënë mundësi sistemit amerikan për të marrë veten. Do të ndaloj të gjithë ata miliona ilegalë të pranuar nga Biden, këdo që është i paaftë ta dojë vendin tonë”, tha Trump.

Ndihmësshefi i Policisë në Uashington, Jeffrey Carroll, tha se i vetmi i dyshuar për të shtënat u neutralizua nga anëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare, është arrestuar dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. 29-vjeçari afgan jetonte prej kohësh në SHBA, ndërsa nuk dihen ende motivet e sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related