Trump i kërkon hebrenjve të Nju Jorkut të mos votojnë për Mamdani, kandidatin demokrat për kryebashkiak

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut që të mos votojnë për Zohrahn Mamdani, kandidatin e demokratëve për postin e kryebashkiakut të qytetit.

“Çdo hebre që voton për Zohrahn Mamdani është budalla!!!” shkroi presidenti republikan në platformën Truth Social, duke e cilësuar kandidatin si “armik të hebrenjve”.

Zohrahn Mamdani është një mbështetës i zjarrtë i kauzës palestineze, dhe qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Rripin e Gazës kanë nxitur pakënaqësi dhe mosbesim tek një pjesë e komunitetit hebre amerikan të Nju Jorkut.

Për të qetësuar publikun, gjatë muajve të fundit Mamdani ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër antisemitizmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related