‘Trump do të vendosë tarifa të reja ndaj 3 shteteve’, paralajmërimi i Shtëpisë së Bardhë

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10 për qind tarifë ndaj mallrave nga Kina nga kjo e shtunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Trumpi ka kohë që kërcënon me vendosjen e tarifave për të siguruar bashkëpunim më të madh nga këto vende për parandalimin e imigracionit të jashtëligjshëm dhe kontrabandës me kimikate të përdorura për fentanil.

Ai është zotuar gjithashtu se do t’i përdorë tarifat për ta rritur prodhimin vendës dhe për t’i shtuar të hyrat për qeverinë federale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related