Nis gjyqi ndaj Ilir Meta për dosjen CEZ-DIA – kërkon transmetim live të procesit në GJKKO

Data

Këtë të hënë ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir MetaGJKKO, në lidhje me dosjen e njohur si CEZ-DIA dhe çështjen e lobimit në SHBA.

Kreu i Partisë së Lirisë ka kërkuar publikisht që i gjithë procesi gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt për mediat, duke e cilësuar transparencën si një detyrim ndaj qytetarëve.

“Në respekt të qytetarëve… kërkoj transmetimin live të të gjithë procesit, nga seanca e parë deri në fund,” shprehet Meta në reagimin e tij.

SPAK e ka marrë të pandehur Metën për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në të njëjtën çështje është e përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Sipas prokurorisë, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kanë përdorur pushtetin dhe influencën politike për të favorizuar biznese të caktuara, në këmbim të përfitimeve financiare, si dhe për të fshehur pasuri dhe shpenzime të konsiderueshme.

Më herët, të pandehurit kanë kërkuar pushimin e çështjes ose rikthimin e saj për hetime të mëtejshme, duke argumentuar se nuk ekziston vepër penale.

Në seancën e sotme, pritet që gjykata të vendosë edhe për kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë, përfshirë familjarë dhe bashkëpunëtorë të lidhur me këtë çështje.

Procesi ndaj Metës konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, ndërsa vëmendja publike dhe politike mbetet e lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related