TRITOLI I RAMËS NË THETH – KRIM SHTETËROR ME UNIFORMË QEVERIE!

Data

  1. Në Theth nuk ra tërmet – ra Shteti. Dhe me shtet, nuk e kemi fjalën për drejtësinë, por për bandën me uniformë që komandon Edi Rama.

    Në një nga aktet më të ulëta, më të turpshme, më antikombëtare që ka parë ky vend në 30 vite, qeveria shqiptare shembi me eksploziv dhe brutalitet shtazor mbi 100 ndërtime në fshatin historik të Thethit – një nga gurët e çmuar të turizmit malor shqiptar.

    Kulla, bujtina, djersa e njerëzve që ndërtuan me duar dhe pa ndihmën e këtij shteti qorr e arrogant, u zhdukën në pluhur.

    Sepse Edi Rama, artisti i dështuar dhe diktatori me iPad, vendosi që s’ka më vend për shqiptarët në tokën e tyre. Vend ka vetëm për oligarkët e tij me leje të personalizuara.

     

    Shteti i Ramaformës: ku ligji është armë e jo mbrojtje.

    Banorët e Thethit nuk patën të drejtë.

    Nuk patën dialog.

    Nuk patën zgjidhje.

    Patuan tritol.

    Prifti u lut. Burrat e kuvendit u ngritën.

    Fëmijët panë shtëpitë të zhduken si në luftë.

    Dhe ky artist grotesk që e quan veten kryeministër, postonte foto me buzëqeshje e projekte “rilindjeje”.

     

    Edi Rama, armiku më i madh i malësorëve, trashëgimisë dhe krenarisë shqiptare.

    Ky nuk është aksion i IKMT. Ky është pushtim, është spastrim, është dëbim.

    Çfarë do ndërtohet më pas në Theth?

    Resorte për miqtë e tij arabë?

    Hoteleria për familjet mafioze që pastrojnë lekë në emër të turizmit “elitar”?

    Thethi nuk u shemb. Thethi u sulmua.

    Dhe autor i kësaj masakre është një njeri me emrin Edi Rama – një kryeministër që nuk njeh as tokë, as kulturë, as Zot.

    Vetëm betoni, tenderi, dhe arroganca.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related