Gjatë vitit të kaluar, volumi tregtar i Shqipërisë me pesë vendet e Ballkanit Perëndimor shënoi rënie me 11,5% duke reflektuar më së shumti dobësinë e përgjithshme të eksporteve shqiptare prej rënies së vlerës së Euros. Shqipëria humbi terren në tregtinë me Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Mbeti në suficit me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi, teksa me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, importet ishin më të larta se eksportet. Çfarë blejmë dhe shesim me Rajonin dhe si po humbim terrenin prej Euros së dobët dhe mungesës së subvencioneve në bujqësi
Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.
Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, si rrjedhojë e rënies së vlerës së Euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politika fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët.
Në vitin 2024, volumet e tregtisë së Shqipërisë me Rajonin ranë 9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Reduktimin më të fortë e kishin eksportet shqiptare në rajon, me rreth 14% më pak se më 2023, teksa importet ranë me vetëm 1%.
Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në përpjekje për krijimin e një tregu të përbashkët si një kusht paraprak për anëtarësimin në Bashkimin në Tregun Europian.
