Transport falas në Prishtinë për marshimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Data

Transporti urban në Prishtinë do të jetë pa pagesë më 17 shkurt, në kuadër të marshimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili theksoi se vendimi synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve drejt vendit ku do të mbahet protesta.

“Ne përveç që kemi mbështetur këto procese edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë dhe duhet t’i lartësojmë përtej interesave partiake. Kjo është një çështje kombëtare. Do të jem aty dhe trafiku urban do të jetë në shërbim të qytetarëve pa pagesë gjatë protestës”, u shpreh Rama.

Protesta pritet të zhvillohet në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa përkon edhe me 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related