Tragjike/ Aksidenti i rëndë rrugor rezulton fatal, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Data

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Greqi ka rezultuar fatal për një shtetas shqiptar 42 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 1 janarit, rreth orës 18:30, në kilometrin e dytë të rrugës provinciale Makrychori–Gonnon, në afërsi të qytetit të Larisa.

Sipas informacioneve, automjeti që drejtohej nga 42-vjeçari shqiptar, teksa lëvizte nga Makrychori në drejtim të Gonnonit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga një 24-vjeçar, banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë nga ambulancat e shërbimit mjekësor në Spitalin Universitar të Larisës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 42-vjeçari shqiptar, banues në Gonnon, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related